Kombëtarja e Kosovës në hendboll përfundon kualifikimet për Euro 2024
Lexohet për: 1 min.
hendboll-070323
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kosova i ka përfunduar ndeshjjet kualifikuese për evropianin e hendbollit të vitit të ardhshëm.

Ndeshjen e fundit Kombëtarja e Kosovës e luajti të dielën mbrëma në Velenje. U mposht nga Sllovenia me rezultat 33:28. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:12 për sllovenët. Në periudha, Kombëtarja shfaqi ndeshje të mirë dhe ka shënuar gola të bukur. Por në përgjithësi cilësia e lojtarëve sllovenë e bëri dallimin.

Gjatë këtij cikli kualifikues Kombëtarja ka shfaqur hendboll të mirë në disa prej ndeshjeve. Por grupi ishte i fortë, me Kombëtare cilësore. Prej grupit të shtatë në Evropian janë kualifikuar Sllovenia, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi.

Ndaj Sllovenisë, Valon Dedaj i kishte tetë gola nga nëntë tentime, ndërsa Leonard Gegaj shënoi shtatë gola nga nëntë tentime. Liridon Zena i kishte dhjetë pritje.

Lulzim Shabani shënoi katër gola nga katër tentime, derisa katër gola nga tetë tentime i kishte Drenit Tahirukaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024