Komandanti i misionit të KFOR-it të drejtuar nga NATO, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, u takua sot në Tiranë me lidershipin politik dhe ushtarak të Shqipërisë, duke përfshirë ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe shefin e Mbrojtjes, Gjeneral Major Arben Kinji. Me ç’rast ata ndanë pikëpamjet mbi një sërë temash, duke përfshirë situatën e sigurisë në mbarë Kosovën, stabilitetin rajonal dhe rolin e KFOR-it.
Gjeneralmajor Ulutash përshëndeti kontributet e vjetra dhe të vlefshme të Shqipërisë në aktivitetet e KFOR-it.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i vepron si reagues i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), të cilët janë përkatësisht reaguesit e parë dhe të dytë të sigurisë.