Qindra familje në Kolumbi po përballen me një zgjedhje: të braktisin shtëpitë, ose të përballen me shkatërrimin e një shpërthimi vullkanik të parashikuar në javët e ardhshme.
Vullkani famëkeq i Nevado del Ruiz ndodhet një nga majat më të larta të Kolumbisë, në një zonë me popullsi të dendur bujqësore, gjithashtu njihet për marrjen e jetës së dhjetëra mijëra njerëzve në një shpërthim masiv në vitin 1985.
Qyteteve dhe fshatrave përreth malit u është kërkuar të evakuohen, autoritetet lokale dhe kombëtare kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Shumica e shkollave janë mbyllur dhe mësimet po zhvillohen online njëlloj si në epokën e pandemisë, bashkitë lokale po grumbullojnë kuti të ndihmës së parë.
Më 5 prill, presidenti kolumbian Gustavo Petro urdhëroi evakuimin vullnetar të rreth 2500 familjeve në zonë si një masë paraprake, por shumë vendas e kanë refuzuar, duke thënë se janë më të shqetësuar për të lënë pas mjetet e jetesës dhe zotërimet e tyre sesa për rrjedhat e mundshme të lavës.