“Kolonia” vë në pranga tre persona të dyshuar e konfiskohet drogë në vlerë rreth 40 mijë euro
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës përmes zyrtarëve të saj të njësive të antidrogës në luftën e pa kompromis kundër personave të dyshuar që merren me substanca të dyshuara narkotike dhe gjatë angazhimeve operative në teren ka siguruar informata të rëndësishme se disa persona në bashkëveprim janë duke u marr me shitblerje të substancave narkotike të llojeve të ndryshme.

Sipas Policisë, pas një pune hetimore disa mujore, dje në rastin e koduar me emrin “Kolonia” Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik në Prishtinë) ka realizuar një operacion policor, ku fillimisht rreth orës 17:30 në rrugën e Pejës, më saktësisht afër rreth rrotullimit në Fushë Kosovë është ndaluar vetura Golf 7 me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari me iniciale (D.E.), dhe menjëherë është proceduar me operacionin, ku Policia ka shkuar në bastisje në banesën e tij në Fushë Kosovë dhe gjatë bastisjes/kontrollit janë gjetur dëshmitë apo provat materiale si në vijim:

17 paketime me bari ngjyrë të gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit Marihuanë me peshë  (8) kilogram e (471.5) gram,

11 paketime të dyshuara për narkotik të llojit kokainë me peshë (59.3) gram,

92 tableta të dyshuara për narkotik të llojit Extazi me peshë (47.3) gram,

1 peshore digjitale e cila shërben për matjen në sasi të vogla  dhe

4800 katër mijë e tetëqind euro para të gatshme që dyshohen që janë përfituar nga shitja e narkotikëve .

Më tej në njoftimin e policisë thuhet se në vazhdën e operacionit të lartcekur është realizuar kontroll në të njëjtën hyrje të objektit në një banesë tjetër pronë e të dyshuarit të dytë me iniciale (Sh. O.), ku gjatë kontrollit janë gjetur dëshmi tjera si më poshtë:

6 paketime  me bari ngjyrë të gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit Marihuanë me peshë (10.5) gram dhe

200 dyqind euro para të gatshme.

“Operacioni antidrogë  është finalizuar me lokalizimin dhe arrestimin  e të dyshuarit të tretë me iniciale (B.I.) dhe nga i njëjti është konfiskuar një automjet me targa vendore me të cilën dyshohej se është bërë transportimi i substancave narkotike.  Në vend të ngjarjes kanë dalë njësia e forenzikës Ragjionale në Prishtinë, të cilët kanë bërë fotografimin, evidentimin dhe konfiskimin e të gjitha dëshmive si provë materiale”, thuhet në komunikatë.

Sipas policisë, të gjitha veprimet janë bërë në koordinim me Prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Prishtinë Departamenti i krimeve të rënda dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit tre (3) të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Më tej thuhet se hetime tjera të antidrogës janë në proces në bashkëpunim me prokurorinë themelore në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024