Kolegji AAB përkrah iniciativën që lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ky simbol i propozuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë - Plagë e hapur”, që bart ngjyrat e flamurit kombëtar të shqiptarëve, përmes katër petaleve, paraqet format e katër akteve gjenocidare që Serbia i zbatoi gjatë luftës në Kosovë: vrasjet (mbi dhjetë mijë shqiptarë të vrarë të të gjitha moshave); dhuna seksuale (mbi njëzet mijë viktima të dhunës seksuale); spastrimi etnik (rreth një milion viktima të spastrimit etnik); e shkatërrimi i venbanimeve dhe objekteve të shqiptarëve.

“Andaj, në prag të 15 Janarit, Ditës së përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, përmes kësaj deklarate, profesorët dhe i gjithë stafi i Kolegjit AAB e mbështesin nismën dhe ftojnë institucionet e Republikës së Kosovës që të miratojnë lulëkuqen si simbol zyrtar e shenjë identifikuese për kujtimin e gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Ky simbol duhet të shërbejë si shenjë unike për të mbajtur gjallë kujtesën tonë kolektive e për të mos harruar asnjëherë!”, thuhet në njoftimin e Kolegjit AAB.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024