Kokainë e armë, dy të arrestuar në Prizren
Lexohet për: 2 min.
Policia-e-Kosoves-2021-5
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas aplikimit të masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, dje janë arrestuar personat e dyshuar K.B. dhe E.Sh., nën dyshimin për kryerje të veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. 

Prokuroria Themelore në Prizren thotë se pas zhvillimit të urdhër – kontrollit në shtëpitë dhe pjesët përcjellëse të tyre, pronë e të dyshuarve, K.B., E.Sh., dhe S.F., në shtëpinë e të dyshuarit E.Sh., policia ka gjetur dhe sekuestruar sasi të narkotikëve të llojit “Kokainë” me peshë rreth 500 gr.

“Ndërsa në lokalin e të pandehurit K.B., është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit “TT” dhe rreth pesëdhjetë fishekë. Me urdhër të prokurorit personat e dyshuar K.B., E.Sh., gjenden në ndalim 48 orësh, ndërsa i dyshuari S.F., gjendet në arrati. Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit, ndaj të dyshuarve K.B., dhe E.Sh., do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit. Ndërsa, për të dyshuarin S.F., prokuroria në bashkëpunim me policinë, janë duke kryer hetime intensive për kapjen e tij”, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024