KOK dhe BKT nënshkruajnë marrëveshje me vlerë tre milionë euro
Lexohet për: 1 min.
pamje-kok-bkt foto
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Banka Kombëtare Tregtare e kanë nënshkruar marrëveshje të re bashkëpunimi në vlerë prej tre milionë eurove, në kohëzgjatje prej 10 vitesh..

Një marrëveshje e tillë, sipas presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, është vazhdimësi e marrëveshjes paraprake që ishte në vlerë prej 100 mijë eurove në vit.

Ndërsa, drejtori i Bankës Kombëtare Tregtare, Suad Bakall theksoi se kjo marrëveshje nuk do të kufizohet vetëm në shifrën prej tre milionë eurove, por do të ketë bashkëpunim edhe në shumë fusha të ndryshme.

I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të këtij bashkëpunimi ndërmjet KOK-ut dhe BKT-së ishte edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025