Kodi Civil, LVV: Jemi duke punuar që të sigurohet konsensusi i nevojshëm për miratim
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Lëvizja Vetëvendosje ende po punon në sigurimin e votave për miratimin e Kodit Civil. Partia në pushtet konsideron se për këtë duhet të reflektojnë edhe partitë opozitare. Ndërkaq, këto të fundit thonë se kjo është kompetencë e partisë në pushtet.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja deklaroi se po punojnë për sigurimin e votave për miratimin e Kodit Civil. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se është përgjegjësi e partisë në pushtet që të sigurojë votat.

Miratimi i Kodit Civil, siç thekson deputetja Blerta Deliu Kodra, është kompetencë e pozitës. E shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se shumica parlamentare e ka dështuar Kodin Civil./Sh. Pajaziti

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
235
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024