Koci apel qytetarëve që udhëtojnë në Serbi
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Koci apel qytetarëve që udhëtojnë në Serbi
Foto Ilustruese
Avokati Arianit Koci ka paralajmëruar qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë nëpër Serbi, qoftë në tranzit apo për qëndrim, që të kenë kujdes me përmbajtjet që kanë publikuar në rrjetet sociale dhe platforma të tjera publike në internet.
Sipas Kocit, komentet që mund të konsiderohen fyese, kërcënuese ose që interpretohen si nxitje e urrejtjes mund të tërheqin vëmendjen e autoriteteve serbe, përcjell KosovaPress.
Ai thekson se, në raste të caktuara, publikime të tilla mund të bëhen objekt shqyrtimi nga autoritetet, ndërsa varësisht nga rrethanat konkrete dhe legjislacioni në fuqi në Serbi, qytetarët mund të ndalohen, të intervistohen dhe, nëse ekziston bazë ligjore sipas ligjeve serbe, të procedohen penalisht ose për kundërvajtje.
Koci u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm para se të udhëtojnë, duke pasur parasysh se edhe aktiviteti i tyre publik në internet mund të merret në konsideratë nga autoritetet e vendit ku udhëtojnë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.