KMShK shpreh shqetësim për përkeqësimin e lirisë së medias në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
mediat-1-of-2
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Me rastin e 3 majit, Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës vlerëson se liria e medias është pjesë thelbësore e një shoqërie demokratike.

KMShK ka shprehur shqetësimin për përkeqësimin e lirisë së medias në Kosovë, gjegjësisht regresin që ka shënuar Kosova në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij, duke rënë për 19 vende - nga pozita 56 në 75.

KMShK bën thirrje që mediat dhe gazetarët të mos pengohen gjatë punës së tyre.

“Sulmet politike ndaj mediave dhe gazetarëve, si dhe fushatat linçuese ndaj tyre janë kërcënim serioz për një gazetari të pavarur dhe profesionale, si dhe për integritetin dhe jetën e gazetarëve”, thuhet në njoftim.

KMShK i vlerëson të dëmshme dhe të papranueshme përpjekjet e autoriteteve për kontroll mbi mediat dhe cenimin e fjalës së lirë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024