Klubi i njohur italian në shitje, vijnë dy oferta nga Amerika
Lexohet për: 1 min.
6-Klubi italian
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Danilo Iervolino kërkon të shesë Salernitanan dhe ka marrë dy oferta nga palët e interesuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Skuadra e Salernitanas nuk ka pasur një sezon pozitiv në elitën e futbollit italian dhe tashmë ka pësuar matematikisht rënien në Serie B përpara fundit të sezonit, pasi ka marrë vetëm dy fitore në 35 ndeshje të ligës këtë sezon, raporton KosovaPress.

Iervolino mori Salernitanan nga pronari i Lazios, Claudio Lotito në dhjetor të vitit 2021 dhe bëri mjaft mirë në dy sezonet e tij të para në krye, por gjërat kanë marrë një kthesë në rënie këtë sezon dhe tani biznesmeni italian është i prirur ta shes klubin.

 “Tuttosport” detajon se si Iervolino ka marrë dy oferta për Salernitanan ndërsa ai kërkon të shesë klubin përpara sezonit të ardhshëm, të dyja nga Shtetet e Bashkuara.

E para vjen nga një sipërmarrës italo-amerikan i cili dëshiron të futet në futboll, ndërsa tjetri është nga një fond investimi që do të përfshijë kapital nga Italia. Një ofertë detyruese pritet të arrijë deri më 21 maj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025