Klubi i basketbollit Peja shpall Kuvendin Zgjedhor, më 24 maj
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Klubi i basketbollit Peja shpall Kuvendin Zgjedhor, më 24 maj
kb peja
13/05/2026 - 13:04
Linku u kopjua

Klubi i basketbollit Peja ka njoftuar zyrtarisht për thirrjen e Kuvendit Zgjedhor, i cili do të zhvillohet më 24 maj, në ora 18:00, në bazë të nenit 19 të statutit të klubit dhe me rekomandimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe FBK-së.

Në këtë kuvend, antarësia dhe delegatët e organit më të lartë të klubit të Pejës, do të vendosin për Presidentin e ri, dy nënkryetarët dhe Bordin e ri drejtues, ku pas zgjedhjes së bordit të ri do të emërohet edhe Drejtori i ardhshëm i klubit.

Klubi mbetet i hapur për përfshirjen e figurave të reja me aftësi menaxhuese, dhe gjithmonë mirëpret njerëz që duan të kontribuojnë për të mirën e klubit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026