Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka pranuar se pret që Thiago Alcantara të mungojë në finalen e Ligës së Kampionëve të së shtunës me Real Madridin për shkak të dëmtimit që mori kundër Wolverhampton Wanderers.
31-vjeçari luajti nga minuta e parë në “Anfield” në xhiron e fundit të sezonit në Premier Ligë, por u largua nga fusha në fund të pjesës së parë.
Klopp u pyet për gjendjen e Thiagos pas fishkëllimës së fundit dhe trajneri pranoi se nuk kishte ndonjë lajm të mirë për të dhënë.
"Unë mendoj se ai do të jetë jashtë finales, por nuk e di. Ai po çalon, kështu që ndoshta nuk është shenja më e mirë. E di se çfarë është, por nuk dua të them," tha Klopp. për “Sky Sports Neës”.
Thiago e ka veshur fanellën e Liverpool-it gjithsej 68 herë që kur erdhi nga Bayerni në vitin 2020, por ai ka humbur edhe 44 ndeshje të tjera për shkak të lëndimeve të ndryshme.