Klopp pranë stolit të Gjermanisë, Nagelsmann drejt largimit
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Klopp pranë stolit të Gjermanisë, Nagelsmann drejt largimit
Trajneri i njohur Jürgen Klopp është favorit për të marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë, pasi Julian Nagelsmann pritet të shkarkohet pas eliminimit zhgënjyes të "Pancerëve" në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës 2026 ndaj Paraguait.
Sipas raportimeve të Bild, Nagelsmann zhvilloi një takim treorësh me drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), ku iu ofrua një paketë largimi prej 7 milionë eurosh.
Ndërkohë, AFP raporton se një vendim përfundimtar pritet të merret deri në fillim të javës së ardhshme.
Bild shkruan se: "Jürgen Klopp është favoriti absolut për të pasuar Julian Nagelsmann në stolin e Gjermanisë."
Presidenti i DFB-së, Bernd Neuendorf, deklaroi pas eliminimit:
"Do të zhvillojmë menjëherë një analizë të plotë të dështimit në Kupën e Botës."
Nëse ky kalim realizohet, Jürgen Klopp do të sillte në kombëtaren gjermane një nga trajnerët më të suksesshëm të futbollit modern. I njohur për stilin e tij “
gegenpressing”, intensitetin e lojës dhe aftësinë për të ndërtuar ekipe me identitet të fortë, Klopp ka lënë gjurmë të thella te Borussia Dortmund dhe sidomos te Liverpooli, me të cilin fitoi Ligën e Kampionëve, Premier League, si dhe trofe të tjerë madhorë.
KosovaPress