Nis Kampionati i Kosovës për Seniorë në Beach Volley
Vendor
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Nis Kampionati i Kosovës për Seniorë në Beach Volley
New Project - 2026-07-26T122121.740
26/07/2026 - 12:22
Linku u kopjua

Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK), në bashkëpunim me KV Libero nga Fushë Kosova, organizon këtë fundjavë Kampionatin e Kosovës në Beach Volley 2026 për Seniorë dhe Seniore.

Garat do të zhvillohen më 26-27 korrik 2026 për kategorinë Meshkuj dhe më 27 korrik për kategorinë Femra, në Fushën e Beach Volley-t pranë Shkollës "Mihail Grameno" në Fushë Kosovë.

Programi zyrtar - E shtunë, 26 korrik (Meshkuj):


09:00 - Verifikimi i ekipeve. Pjesëmarrja lejohet vetëm me Librezë të vlefshme të Klubit për lojtarët dhe Licencë të vlefshme Trajneri nga FVK.
09:15 - Takimi informativ me garuesit, prezantimi i sistemit të garës dhe tërheqja e shortit zyrtar.
10:00 - Fillimi i ndeshjeve.

Orari zyrtar për kategorinë e Femrave do të publikohet sonte, më 26 korrik, në orët e mbrëmjes.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026