Klopp e konfirmon, lëndohet ylli i Liverpoolit
Liverpooli fitoi sot 3:1 kundër skuadrës së Burnleyt, për ta marrë sërish kreun e Premier Ligës.
Për skuadrën e Jurgen Klopp ishte fitore e mundimshme kjo e sotmja, ndërsa kishte probleme edhe me lëndime, raporton KosovaPress.
Menjëherë pas pjesës së parë, kur rezultati ishte 1:1, Klopp largoi nga loja Trent Alexander-Arnold, dhe vendin e tij e zuri Harvey Elliott.
Problemi qëndroi se Liverpooli nuk kishte zëvendësues adekuat për atë pozitë, dhe si mbrojtës i krahut iu desh të luante mesfushori Curtis Jones.
Pas ndeshje, Jurgen Klopp e konfirmoi se Alexander-Arnold ka pësuar një lëndim në gju.
“Më duhej ta largoja Trent, një problem ishte që Trent u largua dhe problemi tjetër ishte se nuk kishim një mbrojtës tjetër të krahut të djathtë, kështu që Curtis zuri atë pozitë. Ai shkëlqeu, Harvey huri dhe luajti mirë”, tha Klopp.
Klopp e konfirmoi se Alexander-Arnold ka pësuar një lëndim tjetër në gjurin e tij, njëjtë sikurse në ndeshjen kundër Arsenalit muajin e kaluar.