Klinaku i kthen përgjigje Kurtit: Verifikimi i listave është ndërhyrje në procesin gjyqësor
Lexohet për: 2 min.
Faton-Klinaku-2
2 vite më parë
Linku u kopjua

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Albin Kurti, i cili pati propozuar hartimin e një ligji të ri që e nis një proces të vlerësimit dhe verifikimit të të gjithë pjesëmarrësve të luftës çlirimtare. Në përgjigjen e OVL e UÇK-së thuhet se ky propozim i kreut të ekzekutivit është ndërhyrje në procesin gjyqësor.

U.D., i kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka publikuar letrat e këmbyera me kryeministrin Albin Kurti, për çështjen e veteranëve, të cilët protestuan dy herë që të përfshihen në projektligjin për pagën minimale. Në letrën e publikuar nga Klinaku, kryeministri Kurti ka kërkuar hartimin e një ligji të ri i cili nis një proces vlerësimi e verifikimi për të gjithë pjesëmarrësit e luftës çlirimtare.

“Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së nuk kanë qenë dhe nuk janë kompetente për vlerësim e verifikim, por janë të hapura për bashkëpunim. Neve na intereson që veteranët e luftës së UÇK-së të trajtohen dinjitetshëm, dhe do të ishte mirë që të hiqet neni që ua ndalon punësimin atyre”, thuhet në letrën e OVL e UÇK-së, dërguar Kurtit.

Letra është publikuar në Facebook nga kryetari i Organizatës së Veteranëve, Faton Klinaku.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025