Klina me tre kandidatë për Kuvend, Morina, Veselaj e Pantina kërkojnë besimin e qytetarëve
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Klina me tre kandidatë për Kuvend, Morina, Veselaj e Pantina kërkojnë besimin e qytetarëve
Partia Demokratike e Kosovës në Klinë ka prezantuar kandidatët e saj për zgjedhjet e 7 qershorit, duke vlerësuar kontributin dhe angazhimin e tyre në fusha të ndryshme të jetës shoqërore dhe politike.
Sipas një njoftimi, Haki Morina, Mimoza Veselaj dhe Xhevdet Pantina, tre emra, një mision: ta bëjnë zërin e Klinës më të fuqishëm në Kuvendin e Kosovës.
Kandidati për deputet Haki Morina përshkruhet si një veprimtar i përkushtuar kombëtar, i cili gjatë viteve ka përjetuar burgosje dhe persekutime për aktivitetin e tij atdhetar.
“Haki Morina është emri i rezistencës dhe i përkushtimit kombëtar. Ai e pagoi me burgje dhe persekutime aktivitetin e tij atdhetar, duke mos u përkulur kurrë para pushtuesit serb. Kontributi i tij për lirinë dhe çështjen kombëtare është një kapitull krenarie për Klinën dhe për Kosovën”.
Mimoza Veselaj vlerësohet si aktiviste e kahershme e PDK-së, e angazhuar në jetën politike dhe pranë qytetarëve ndër vite.
Ndërkaq, Xhevdet Pantina, vëllai i dëshmorit Ahmet Alush Pantina, përmendet për kontributin e tij në kulturë, art dhe arsim si piktor dhe profesor akademik.
#BedriHamza1
#HakiMorina82
#MimozaVeselaj108
#XhevdetPantina50