Delegacioni i klerikëve fetarë nga Kosova kanë vizituar krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të tjerët, në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.
Pas takimit ata kanë uruar që krerët e UÇK-së, të kthehen sa më shpejtë në vendin e tyre.
ë është e mirë. Sipas tij, krerët e UÇK-së do ta kalojnë ballafaqimin me gjykatën e drejtësisë dhe do të kthehen në Kosovë si të pafajshëm.
“Sot jam më se i gëzuar që pata rasti që bashkë me ipeshkvin e Kosovës, bashkërisht t’i takojmë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke filluar te vet presidenti e tutje. Patëm rastin që të bisedojmë me ata. Gjendja e tyre shëndetësore ishte jashtëzakonisht e mirë dhe besojmë se edhe këtë ballafaqim me gjykatën e drejtësisë, këtu në Hagë do ta kalojnë dhe do të kthehen sa më shpejtë në Kosovë si të pafajshëm”, tha ai.
“Po ashtu jam i kënaqur që sot kisha mundësi të bëjë një vepër të mëshirshme, për të vizituar njerëzit që iu mungon mundësia e lirisë. Urojmë që të kthehen sa më shpejtë në shtëpi”, tha ai.
Të dy drejtuesit fetarë dhanë edhe mesazhin e bashkimit, pamarrë parasysh përkatësisë fetare.
“Cilado ndasi që mund t’i kenë të mund të jenë të bashkuar dhe të gjejnë rrugën e përbashkët për ta quar jetën, vendin dhe familjen para”, tha ai.
Ternava po ashtu tha se pavarësisht besimeve fetare, kjo vëllazëri duhet kultivuar edhe te gjeneratat e reja. Sipas tij, kur gjithë populli është bashkë, është më lehtë të tejkalohen edhe sfidat.
Pjesë e kësaj vizite ishte edhe pastori i Kishës Protestante të Kosovës, Artur Krasniqi.
Ndryshe, kjo ishte hera parë që një delegacion ndërfetar viziton krerët e UÇK-së, të cilët tash e dy vjet gati gjenden në paraburgim.