Kjo sindikatë paralajmëron protestë, kërkohet rritja e pagave
Biznes
Lexohet për: 2 min.
rritja e pagave
5 ditë më parë
Linku u kopjua

Federata Sindikale e Punëtoreve të Sektorit Privat të Kosovës ka paralajmëruar grevë dhe protesta nga 1 marsi në rast se nuk do të plotësohet kërkesa e tyre për rritje të pagave të punëtorëve që kryejnë shërbime për institucionet qendrore e komunale. Kështu ka bërë të ditur, kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, i cili ka theksuar se rritja pagave duhet të jetë e barabartë siç ka ndodhur me sektorin publik , të cilëve nga ky muaj u janë rritur pagat prej 55 euro.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme që janë duke e mbajtur Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat, Azemi ka deklaruar se ka kohë që ky sektor po diskriminohet nga shteti, derisa ka shtuar se edhe të dielën në ditën e zgjedhjeve, do të jenë më të "kujdesshëm" se kë do e votojnë.

Ndërsa ka thënë se takimin e sotëm janë bërë parapërgatitjet për veprime sindikale në rast se nuk merren parasysh kërkesat për paga.

Përveç kësaj, ai po ashtu ka thënë që edhe Paga minimale që ka përcaktuar qeveria nuk është duke u zbatuar.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025