Kjo është shuma e kursimeve në bankë të Glauk Konjufcës
Lexohet për: 2 min.
Glauk Konjufca 2022 (3)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Tri banesa, shtëpi vikendi dhe tokë ka deklaruar kryeparlamentari në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Së fundmi pasurisë së Glauk Konjufcës i është shtuar edhe një banesë në vlerë prej 44 mijë euro me sipërfaqe prej 59 metrave katrorë. Kjo banesë, e cila figuron në AKK është blerë me kursime dhe kredi gjatë vitit të kaluar, raporton KosovaPress.

Me kredi dhe kursime figuron edhe një banesë tjetër në përshkrimin e pasurisë së paluajtshme. 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka një banesë me sipërfaqe prej 99 metra katrorë që arrin vlerën 89 mijë euro.

Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Konjufca ka deklaruar një banesë dhe tokë në emër të prindit. Ndërkaq, në sipërfaqe prej 130 metra katror është shtëpi vikendi me vlerë prej 70 mijë euro, të regjistruar si pasuri e përbashkët.

Para të gatshme të kursyera në bankë, Konjufca i ka 8 mijë e 243 euro, derisa obligime financiare ndaj po të njëjtës bankë i ka 67 mijë e 125 euro, në kohëzgjatje prej 12 vjetësh.

Në të hyrat vjetore nga Kuvendi i Kosovës, nga paga vjetore shuma e fituar është mbi 26 mijë euro. Ndërkaq nga Lëvizja Vetëvendosje mbi katër mijë euro dhe mëditje nga Kuvendi i Kosovës rreth 970 euro. /Sh.Pajaziti

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025