Kjo është gjendja shëndetësore e futbollistit Valmir Veliu
Lexohet për: 1 min.
Valmir Veliu
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Skuadra e Llapit ka njoftuar se gjendja e futbollistit Valmir Veliu pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen me Prishtinën është stabile dhe jashtë rrezikut, falë edhe intervenimit të shpejtë të stafit mjekësor.

Përplasja kokë më kokë mes tij dhe qendërmbrojtësit të Prishtinës, Ardi Ajdini, bëri që Veliu të pësoj çarje të arkadës me ç'rast futbollisti u desh të dërgohej me urgjencë drejt qendrës emergjente për mjekim të mëtutjeshëm.

“Veliu ka kaluar me sukses edhe këtë sfidë, ndërsa ne e presim të rikthehet edhe më i fortë që t'i ndihmoj ekipit drejt realizimit të objektivave”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Llapi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024