Kongresi i katërt Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës ka vazhduar punimet në ditën e tretë.
Në këtë kongres janë mbledhur më shumë se 50 ligjëruesë nga vendet të ndryshme të botës, e 65 nga Kosova dhe rajoni.
Kirurgu vaskular njëkohësisht mjek udhëheqës në një spitalin në Zvicër, Kujtim Veseli tregoi se po merr pjesë për herë të parë në këtë kongres, për të cilin thotë se tashmë ka marrë një karakter tradicional.
Veseli potencoi se Kongresi i katërt Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës ka një organizim të nivelit lartë ku sipas tij po marrin pjesë folës të spikatur vendor e ndërkombëtar.
Kirurgu vaskular që profesionin e tij jashtë Kosovës po e ushtron tash e 14 vite, Kujtim Veseli tha se prezenca e tij në këtë kongres është indikator që atij ende i interesoj bashkëpunimi me profesionistët shëndetësor vendor.
“Kam ardhur nga Zvicra. Jam që nga viti 2010 kam startuar specializimin në Gjermani ku kam përfunduar pas një periudhe gjashtëvjeçare. Për momentin punoj në Zvicër në spitalin kantonal të Ëinterturit dhe Shafhausen. Jam mjek udhëheqës në Kirurgjinë Vaskulare, kam ardhur special të takojë kolegët. Vetë prezenca ime këtu është një indikator që mendoj për vendin, jo vetëm unë por shumë kolegë të tjerë që veprojnë në perëndim”, potencoi Veseli.
“Kemi diskutuar dje edhe sot me kolegët vaskular, brenda mundësive që ekzistojnë është relativisht mirë e avancuar kirurgjia vaskulare. Kuptohet nevojitet avancim i vazhdueshëm edhe në vendet e perëndimit ku mjekësia është tjetër nivel. Çdo vit ndryshon teknika e trajtimit, ka avansime. Edhe këtu ka nevojë dhe hapësirë për përmirësim, mirëpo problematikët që e pamundësojë këtë çështje janë të natyrave të ndryshme”, u shpreh Veseli.
Kongresi i katërt Klinik i Kirurgëve të Kosovës ka filluar punimet që nga data 26 shtator, të cilat do të përfundojnë me 29 shtator.