Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, ka deklaruar se qasja e Uashingtonit zyrtar ndaj Evropës dhe Ballkanit nuk ka ndryshuar.
Këto komente zoti Kirky, i bëri për Zërin e Amerikës, si reagim mbi një artikull redaksional të gazetës “Washington Post”, ku thuhet se presidenti Joe Biden ndoqi politikën e “mbështetjes së Presidentit autoritar serb Aleksandar Vuçiq në përpjekje për ta larguar atë nga Rusia".
Kirby nuk bëri komente të mëtejshme.
Kohët e fundit, pas zgjedhjeve të parakohshme, Serbia është përfshirë nga një valë protestash të opozitës, e cila akuzon qeverinë për parregullsi masive dhe manipulime në procesin e 17 dhjetorit.
“Duke nxitur pakënaqësi kundër Perëndimit e duke u rreshtuar me Moskën, Vuçiq fiton pikë para grupeve nacionaliste, ndërsa kundërshtarët e tij demokratë, i etiketon si shërbëtorë të interesave të huaja”, thuhet në editorialin e gazetës amerikane.
“Washingtoni Post” shkruan se Vuçiq në takimeve private i siguron vazhdimisht zyrtarët perëndimorë se ai “po bën përpjekjet më të mira të mundshme që kombi i tij ‘i pabindur’ të jetë pjesë e Bashkimin Evropian dhe se ai është partneri i tyre, i vetëm dhe i besueshëm”.
“Edhe pse disa kriza të rrezikshme gjatë vitit të kaluar në Kosovën fqinje kanë pasur gjurmë gishtash serbe, SHBA ka shmangur fajësimin e qartë të njërës palë, duke preferuar të bëjnë thirrje për qetësi”, thekson artikulli./VoA