Duke ngritur alarmin në lidhje me pretendimet për zgjerimin e NATO-s në Azi, Kina ka deklaruar se kjo do të “minojë paqen dhe stabilitetin rajonal”.
“Azia është një spirancë për paqen dhe stabilitetin dhe një vend premtues për bashkëpunim dhe zhvillim, jo një arenë mundjeje për konkurrencën gjeopolitike”, tha dje para gazetarëve në Pekin zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning.
Reagimi i saj vjen pas raporteve se NATO ishte në bashkëpunim me Japoninë për të hapur zyrën e saj të parë aziatike në Tokio.
“Kjo kërkon vigjilencë të lartë midis vendeve të rajonit,” tha Mao.
Gazeta japoneze raportoi se zyra e ndërlidhjes në Tokio “do të lejojë aleancën ushtarake të kryejë konsultime periodike me Japoninë dhe partnerët kryesorë në rajon, si Koreja e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re, ndërsa Kina shfaqet si një sfidë e re, krahas fokusit të saj tradicional ndaj Rusisë”.
Ndërkohë, Pekini akuzoi SHBA-në për shndërrimin e Tajvanit në një “fuçi baruti”.
Ajo tha se kompanitë amerikane të mbrojtjes kanë diskutuar “prodhimin e më shumë dronëve dhe armëve për ishullin”.
Kina e konsideron Tajvanin si “provincën e saj të shkëputur”, ndërsa Taipei këmbëngulë për pavarësinë e saj që nga viti 1949. /AA/