Kina planifikon të lehtësojë kërkesat e karantinës për udhëtarët e huaj
Lexohet për: 2 min.
COVID-19 Shqiperi
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kina planifikon të reduktojë kërkesat për karantinë për udhëtarët nga jashtë.

Këto plane përfaqësojnë një vazhdimësi të lehtësimit të masave jashtëzakonisht të rrepta kundër virusit Covid-19 në Kinë, i njohur edhe si “zero covid”.

Kina filloi të lirojë politikat e saj të rrepta të zero-covid dhe bllokimit në fund të nëntorit, nën presionin e protestave në rrugë në Pekin dhe disa qytete të tjera kineze.

Ekspertët e shëndetësisë bien dakord në vlerësimet e tyre se Kina do të presë një valë të reja infeksionesh dhe vdekjesh nga virusi korona në muajt e ardhshëm, kryesisht në mesin e popullatës së moshuar.

Në fillim të këtij muaji, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ishte e shqetësuar për rritjen e numrit të njerëzve të infektuar me Covid-19 në Kinë dhe bëri thirrje për një përpjekje për të vaksinuar grupet e popullsisë në rrezik.

Qeveria gjermane dëshiron që mundësia e vaksinimit Pfizer të shtetasve gjermanë në Kinë të shtrihet edhe për të huajt e tjerë që jetojnë në vend, si dhe për vetë qytetarët kinezë.

Që nga fillimi i shpërthimit të virusit korona, Pekini ka insistuar që qytetarët kinezë të vaksinohen ekskluzivisht me Sinovac dhe vaksina të tjera të prodhuara në Kinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025