Kina e Bjellorusia mbajnë stërvitje pranë kufirit me Poloninë
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua
Kina dhe Bjelloruse filluan stërvitjet e përbashkëta ushtarake pranë qytetit bjellorus Brest, pesë kilometra larg kufirit polak.
Manovrat “Eagle Assault” do të zgjasin deri më 19 korrik “si pjesë e stërvitjeve antiterroriste, ku personeli ushtarak i të dy vendeve do të përpunojë çështjet e zbarkimeve natën, tejkalimin e pengesave ujore dhe kryerjen e operacioneve në kushte urbane”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë në Telegram.
“Grupimi i NATO-s në kufirin me Bjellorusinë po rritet me shpejtësi, duke çuar në një rritje të tensioneve në rajon”, thuhet në një tjetër postim që paralajmëron një “përgjigje të ashpër” nëse dikush “kapërcen kufijtë e Bjellorusisë”, raporton Politico.
Stërvitjet mbahen në prag të samitit të NATO-s në Uashington nga data 9 deri më 11 korrik.
Ministri polak i Mbrojtjes Wladysław Kosiniak-Kamysz tha javën e kaluar se Polonia dhe Lituania do të ngrenë çështjen e mbrojtjes së kufijve në samit.
"Një luftë hibride është duke u zhvilluar në kufirin e Polonisë dhe Bjellorusisë, si dhe në kufirin e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë," tha ai.