Rusia ka kryer një sulm të ri masiv me dron gjatë natës në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duke vrarë të paktën një person, thanë zyrtarët lokalë.
Një grua u lëndua nga sulmi.
Në përgjithësi, Rusia lëshoi një rekord prej 54 të ashtuquajturave dronë kamikaze në objektivat ukrainas, 52 prej të cilëve u rrëzuan, njoftoi Forca Ajrore e Ukrainës.
Vetëm në Kiev, më shumë se 40 drone u rrëzuan, thanë zyrtarët. Sipas BBC, ky informacion nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.
Më herët të dielën, alarmet për sulm ajror u aktivizuan në 12 rajone të Ukrainës, nga Volyn në veri-perëndim deri në Dnipropetrovsk në jug-lindje.
Në një postim në mediat sociale, Klitschko u kërkoi banorëve të Kievit që të "qëndrojnë në strehimore", duke paralajmëruar valët e sulmeve me dron dhe një natë "të vështirë" përpara.
Sulmi i fundit vjen pasi banorët e qytetit shënojnë Ditën vjetore të Kievit - një festë popullore në kohë paqësore.
Pati gjithashtu raporte për shpërthime në qytetin Zhytomyr, në perëndim të Kievit.
Në sulmet e saj të fundit, Rusia ka përdorur të ashtuquajturat drone kamikaze, si dhe një sërë raketash lundrimi dhe balistike, shkruan BBC, përcjell KosovaPress
Sulmet vijnë përpara një kundërofensive të pritshme ukrainase.