Kievi thotë se do të bashkëpunojë me firmat italiane të mbrojtjes
Lexohet për: 1 min.
Volodmyr Zelensky
1 vit më parë
Linku u kopjua

Prodhuesit italianë do të bashkëpunojnë me ata ukrainas në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes së Kievit, tha të premten në Telegram ministri ukrainas për Industritë Strategjike, Oleksandr Kamyshin, transmeton Ukrinform.

Kamyshin tha se ishte takuar me sekretarin e përgjithshëm të Mbrojtjes së Italisë, gjeneralin Luciano Portolano, përfaqësues të qeverisë dhe prodhuesit kryesorë italianë në sektorë të ndryshëm të mbrojtjes.

Gjatë takimit, palët ranë dakord të bashkojnë forcat në zhvillimin e industrisë së aviacionit dhe mbrojtjen e hapësirës ajrore, pastrimin e minave dhe prodhimin e makinave dhe teknologjive, tha Kamyshin. /ANSA

Lufta në Ukrainë, artistja ruse Sasha Skochilenko burgoset për mesazhe kundër luftës - KosovaPress

Ukrainasit mblidhen për të kërkuar kufirin e shërbimit ushtarak - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025