Kica- Xhelili: Mos u mashtroni, pushteti popullist po degradon sistemin tonë të drejtësisë
Lexohet për: 1 min.
96121663175807
1 vit më parë
Linku u kopjua

Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar sot numërimin e dështimeve të partisë në pushtet me rastin e 2 vjetorit të kësaj qeverisje.

Deputetja Doarsa Kica Xhelili ka folur për drejtësi me ç’rast ka folur për Vetingun, Byronë, dinjitetin në drejtësi dhe padinë për gjenocid.

“Vetingu nuk është gjithëpërfshirës sepse nuk u prioritizua kurrë mjaftueshëm. Byroja shkoi në Komision të Venecias me insistim të LDK-së dhe po me votat e LDK-së kaloi”, ka thënë mes tjerash deputetja Kica Xhelili.

Ajo po ashtu ka theksuar se Qeveria uli pagat për zbatuesit e ligjit përderisa nuk u bë asnjëherë padia për gjenocid. Përkundrazi pushteti u pajtua për tejkalim të së kaluarës. Qeverinë e ka quajtur të paaftë e cila justifikohen në emër të së kaluarës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025