Kianas dhe trajnerit Pupovci nuk u lejohet pjesëmarrja në ceremoninë hapëse të LOD Pekin 2022
Lexohet për: 1 min.
3-Popovci
2 vite më parë
Linku u kopjua

Sot do të mbahet ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore Pekin 2022, ku Kosova do të përfaqësohet nga dy sportistë, respektivisht skitarët Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu.

Po ashtu, ishte paraparë që gjatë kësaj ceremonie flamurin e Kosovës ta bartin Albini dhe Kiana, por që kësaj të fundit tani nuk i është lejuar pjesëmarrja, përcjell KosovaPress.

Së bashku me Kiana Kryeziun, pjesëmarrja gjatë kësaj ceremonie nuk do t’i lejohet edhe trajnerit Agim Pupovci, pasi që ky i fundit ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas organizatorëve, Kryeziu, është konsideruar si kontakt i mundshëm me persona tjerë, për çka nuk i lejohet të marrë pjesë në ceremoni, edhe pse është duke stërvitur dhe rezultuar negativ në testet per Covid 19.

KOK ndjen keqardhje qe përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për t'ia mundësuar Kianës dhe Agimit pjesëmarrjen, një gjë e tillë nuk ishte e mundur.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025