KFOR-i i dhuron sistem fotovoltaik Qendrës Mjekësore në Vitomiricë
Lexohet për: 1 min.
PR RC-W CIMIC Donation
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot, personeli nga Komanda Rajonale në Perëndim të Misionit KFOR në Kosovë i ka dhuruar një sistem fotovoltaik prej rreth 14 kilovatësh Qendrës së Mjekësisë Familjare në Vitomiricë të Pejës. Në ceremoninë e dorëzimit morën pjesë autoritete të ndryshme civile dhe ushtarake, duke përfshirë komandantin e Komandës Rajonale të KFOR-it në Perëndim, kolonel Francesco Ferrara, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare, Bujar Gashi.

Ky donacion do të ndihmojë në rritjen e efikasitetit energjetik të Qendrës së Mjekësisë Familjare nëpërmjet përdorimit të burimeve të rinovueshme. Gjithashtu do të ndihmojë për ta bërë qendrën më efektive, më të qëndrueshme dhe më të përgjegjshme ndaj nevojave shëndetësore të popullatës lokale, njofton KFOR-i.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025