KFOR-i dënon incidentin në veri: Përgjegjësit të sillen para drejtësisë
Lexohet për: 2 min.
96121672740142
1 vit më parë
Linku u kopjua

Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dënoi incidentin e së hënës mbrëma, ku një serb i Kosovës u plagos me armë zjarri në komunën e Zveçanit. KFOR-i potencoi përmes një komunikate se pret që institucionet në Kosovë të kryejnë një hetim të plotë të ngjarjeve dhe t'i sjellë para drejtësisë përgjegjësit.

KFOR-i bëri të ditur se progresi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është kyç për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal.

“KFOR-i mirëpret marrëveshjet e fundit të ndërmjetësuara nga BE-ja të arritura në këtë drejtim dhe inkurajon të dyja palët të zbatojnë detyrimet e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur. KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën dhe është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të qetë e të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.”, u bë e ditur në komunikatë.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bsvecla-per-rastin-ne-zvecan-policia-shtiu-me-arme-pasi-vetura-nuk-ndaloi/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025