KFOR, EULEX dhe Policia e Kosovës në stërvitje të përbashkët
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO, EULEX dhe Policia e Kosovës do të zhvillojnë nesër një stërvitje të përbashkët në Kampin Vrella, të quajtur “Golden Sabre 2024”.

Sipas KFOR, stërvitja do të testojë aftësinë e tyre për të zbatuar procedura të përbashkëta të menaxhimit të krizave në skenarë të ndryshëm sigurie.

“Ajo do të përfshijë një numër të konsiderueshëm personeli, automjetesh dhe mjetesh që operojnë në të gjithë zonën e stërvitjes, si dhe në rrethinat e tij dhe përgjatë rrugëve kryesore fqinje”, thuhet në komunikatë.  “Golden Sabre 2024” është pasqyrim i bashkëpunimit dhe përkushtimit tonë të gjatë për të mbështetur sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën, për të mirën e të gjitha komuniteteve.

“Kjo stërvitje e përbashkët simbolizon përkushtimin tonë të fortë për paqen dhe stabilitetin në Kosovë. Duke bashkuar forcat dhe aftësitë tona, ne demonstrojmë gatishmërinë tonë për të adresuar sfidat dhe përkushtimin tonë për të ruajtur stabilitetin rajonal. Ne presim përfundimin me sukses të këtij ushtrimi dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes të gjithë të përfshirëve.”, ka thënë komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), të cilët veprojnë respektivisht si reagues i parë dhe i dytë i sigurisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024