Tanimë ka filluar të zhvillohet minuta e parë në ndeshjet tejet interesante të dy kombëtareve tona, ku Kosova dhe Shqipëria synojnë me çdo kusht fitoren për të siguruar vendet e dyta në grupet e tyre në Ligën e Kombeve.
Kombëtarja e Kosovës po zhvillon ndeshje si vendas kundër Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri”, përcjell KosovaPress.
Në të njëjtën kohë, krahas Kosovës dhe Qipros po zhvillohet edhe ndeshja mes Shqipërisë dhe Islandës, ku edhe në këtë përballje në pyetje është pozita e dytë në Grupin 2 të Ligës B.
“Kuqezinjtë” gjenden në vendin e tretë me vetëm një pikë të arkëtuar, krahas kundërshtarit të sotëm, Islandës, që renditet në vendin e dytë me tre pikë të tubuara.
Kosova – Qipro
https://koora.golato.tv/as-goal/
https://yalla-shoots.tv/live/9058/854669/albania-vs-iceland/