Këto veprime të përditshme janë shkaktarët kryesorë të gjendjes së ankthit
Lexohet për: 2 min.
ankthii
1 vit më parë
Linku u kopjua

Të gjithë ndonjëherë kemi një ndjenjë shqetësimi, depresioni, ankthi apo frike, që në fakt është një emocion normal, i përditshëm. Megjithatë, çrregullimet e ankthit janë të ndryshme.

Janë disa faktorë që ndikojnë në çrregullimin e humorit të cilat mund t’i lexoni më poshtë …

Anashkalimi i vakteve

Shmangia e vakteve ul nivelin e sheqerit në gjak, gjë që krijon një ndjenjë lodhjeje, marramendjeje, dridhje duarsh. Të gjitha këto mund të jenë një shkak për rritjen e ndjenjave të ankthit.

Dehidratimi

Nëse ju nuk pini mjaftueshëm ujë në ditë, atëhere trupi juaj dehidratohet. Kjo është në vetvete stresuese për trupin dhe është një shkak potencial për njerëzit në ankth. Ajo që duhet të bëni është që të pini ujë edhe kur nuk keni etje.

Të mendosh më shumë seç duhet mbi problemet

Hiqni dorë nga analizimi i vazhdueshëm i situatave, pa ndërmarrë veprime konkrete për të marrë përgjigje. Në vend të kësaj, zgjidhni disa hipoteza që ju duken më realiste dhe përqendrohuni në to. Jini të durueshëm, nuk mund t’i merrni të gjitha përgjigjet menjëherë dhe nuk keni kapacitet t’i pranoni të gjitha menjëherë.

Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Shëtitjet e gjata konsiderohen kura më e mirë për ankthin. Nëse ulemi ose shtrihemi, ankthi rritet.

Kafeina

Kafeina mund të çojë në një rritje të presionit të gjakut, e cila shoqërohet me rrahje të shpejtë të zemrës që është gjithashtu një nga simptomat e ankthit dhe mund të jetë një shkak për një atak paniku.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024