Disa kërkime amerikane kanë treguar, nëpërmjet studimeve shkencore, se si disa objekte të pranishme në shtëpitë e të gjithëve janë në të vërtetë më të ndotura dhe më të kontaminuara se tualeti ose dyshemeja.
Mendoni, për shembull, sa herë i prekim disa objekte, ndoshta sapo të kthehemi në shtëpi. Këto objekte janë me të vërtetë të pista.
Në kuzhinë shumë objekte të tjera janë më të pista nga sa mendojmë- Objekte të tjera që janë shumë më të ndotura nga sa mund të mendojmë përfshijnë dërrasat prerëse për sallam, të cilat shpesh nuk i lajmë mirë, duke lënë mbetje në sipërfaqe.
Kontrollorët e lojërave- Shpesh ato përdoren gjatë ngrënies, ose shtrëngohen fort duke shkaktuar djersitje të duarve. Përveç kësaj, që në vetvete shkakton akumulimin e mikrobeve në çelësa dhe doreza, këto pajisje përdoren dhe shkëmbehen shpesh mes familjarëve, duke shkaktuar kalimin e mikrobeve edhe nga personi në person.
Telekomandat- Telekomanda janë një burim mikrobesh që mund të gjejmë në jetën tonë shtëpiake. Në një studim të vitit 2020, telekomandat e televizorit treguan se ishin 20 herë më të ndotura se tualeti, duke strehuar koloni të mëdha myku, bakteresh dhe majash.
Sfungjeri- Sfungjerët janë objekte që ne i përdorim çdo ditë, si dhe një koloni e madhe myku, mikrobesh dhe bakteresh. Këto duhen zëvendësuar të paktën një herë në dy javë, edhe sepse papastërtia mund të kalojë në enë ndërsa i lajmë.
Kupat e ushqimit për kafshët shtëpiake- Sipas këshillave nga shoqata bamirëse USPCA, tasat e ushqimit për kafshët shtëpiake duhet të pastrohen ashtu si pastrojmë enët tona, sepse këto objekte janë bartës të një sasie të madhe mikrobesh dhe bakteresh, si p.sh. salmonela.
/rtsh.al/