Këto janë vitet me inflacionin më të lartë në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 orë më parë
Linku u kopjua

Kosova është përballur me një periudhë të vështirë me rritje të çmimeve, me inflacionin duke arritur nivel rekord në vitet e fundit.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, inflacioni kulmoi në 11.6 për qind në vitin 2022, një rritje alarmante në krahasim me normat paraprake, që përfshinin 4.3 për qind në 2007, pasuar me 9.3 për qind në 2008, e po ashtu edhe 7.3 për qind në vitin 2011, raporton KosovaPress.

Megjithatë, një rënie pati në vitin 2023 në të cilin sipas institucionit të lartpërmendur, norma mesatare vjetore e inflacionit në vitin e kaluar ishte 4.9 për qind.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024