Këto janë vendimet që u miratuan në mbledhjen elektronike të qeverisë
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Qeveria iu del në ndihmë komunave, ndan 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës të enjten ka mbajtur një mbledhje elektronike ku ka miratuar disa vendime.

Sipas njoftimit të qeverisë këto janë pikat që janë miratuar:

-Nisma për “Amendamentimin e Traktatit Bazë të Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP)”.

-Miratuar vendimin me të cilin nga 1 janari i vitit 2025 shtetasit e Bosnjës dhe Hercegovinës do mund të udhëtojnë me letërnjoftim biometrik drejt Kosovës për hyrje, tranzit dhe qëndrim afatshkurtër në territorin e Republikës së Kosovës deri në 90 ditë brenda një periudhe gjashtë mujore, sipas Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

-Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e Autorizimit Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujevë”.

-Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e Autorizimit Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “ Efiçenca e Energjisë në Ndërtesa Publike”.

-Aprovuar kërkesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për transfer të mjeteve buxhetore në nenin 30.3 të Ligjit Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.

-Aprovuar kërkesën e Komunës së Zubin Potokut për aprovimin e Buxhetit pas miratimit të Buxhetit për vitin 2025 nga Kuvendi Komunal.

-Aprovuar kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për rialokim të mjeteve deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht nga kategoria e shpenzimeve e investimeve kapitale.

-Aprovuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës  për transfer të mjeteve buxhetore në nenin 30.3 të Ligjit Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.

-Miratuar vendimin me të cilin Institucionet e Republikës së Kosovës mund të japin me qira ose në shfrytëzim pronat publike për ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë nga burimet e ripërtëritshme bazuar në një proces të ofertimit konkurrues të organizuar nga Ministria e Ekonomisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025