Këto janë vendimet që Qeveria Kurti mori sot
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Këto janë vendimet që Qeveria Kurti mori sot
Foto Arkivë
1 orë më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar një sërë vendimesh të rëndësishme.

Kabineti qeveritar ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e amendamentit numër të marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së për Programin IPA 2017, pjesa e parë, si dhe Projektligjin për ratifikimin e amendamentit numër tre të marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së për Programin IPA 2018.

Po ashtu ka miratuar kërkesën e Shoqatës Animals Kosovo për mbështetje financiare në vlerë prej 5 mijë euro për trajtimin e problematikës së qenve të pastrehë në Kosovë.

Qeveria ka emëruar Komisionin Ad hoc të pranimit për pozitën e kategorisë së lartë drejtuese: drejtor ekzekutiv i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, me përbërje: Naim Gashi, drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, kryesues; Venera Çerkini, sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtare;  Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, anëtare; Ardiana Krapi, ushtrues detyre udhëheqëse e Divizionit të Burime Njerëzore në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare; dhe Agon Haxhikadrija, ekspert i jashtëm, anëtar.

Po ashtu ka emëruar Komisionin Ad hoc të pranimit për pozitën e kategorisë së lartë drejtuese drejtor i Agjencisë së Arsimit dhe Aftësimit Profesional, me përbërje: Anita Kalanderi, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, kryesuese;  Venera Çerkini, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, anëtare;  Naim Gashi, drejtor i përgjithshëm në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, anëtar;  Ardiana Krapi, ushtrues detyre udhëheqëse e Divizionit të Burime Njerëzore në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare;  Agon Haxhikadrija, Ekspert i jashtëm, anëtar.

Në mbledhjen e sotme u miratua edhe Programi kombëtar për bujqësi dhe zhvillim rural 2023-2027. Po ashtu u aprovua rekomandimi i Komisionit ndërministror për investime strategjike për të ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë të datës 30.12.2020 për dhënien e Statusit të Investitorit Strategjik për subjektin investues Cicavica Wind Farm 1 L.L.C.

Qeveria ka caktuar KOSTT në kuadër të funksionit të operatorit të tregut si subjekt përgjegjës për ushtrimin e kompetencave të Operatorit të Energjisë së Ripërtërirë (OER), si dhe ka dhënë pëlqimin për këmbim të parcelave ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Rahovecit, për realizimin e projektit solar 100 MW në Komunën e Rahovecit, pa ndryshuar totalin e sipërfaqeve të pjesëve të parcelave.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024