Këto janë vendimet që janë marrë në mbledhjën e Qeverisë
Lexohet për: 5 min.
qeveria
1 vit më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka, ndër të tjera ka ndarë 9 milionë euro për komunat që janë prekur nga vërshimet e shtatorit 2022 dhe janarit 2023, si dhe 2.5 milionë euro për zbatimin e masës 2.1- Subvencionimi i Kredive Investive të Pakos për Ringjallje Ekonomike

Në  mbledhjen e djeshme Qeveria ka emëruar Ismail Dibrani në pozitën e drejtorit të përgjithshëm në Shërbimin Korrektues të Kosovës në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

“Themeluar Komisionin për Ujin e Destinuar për Konsum Njerëzor, organ profesional dhe këshillues që propozon masa dhe udhëzime me qëllim të sigurimit të shëndetshmërisë së ujit të destinuar për konsum njerëzor në Kosovë, me këtë përbërje: 1.    Dr. Burbuqe Latifi, - përfaqësuese e Autoritetit shëndetësor kryetare e Komisionit; IKSHPK 2.    z. Venhar Nushi - Sekretariatit të Këshillit Ndërministror për Ujëra, anëtar; 3.    znj. Zoge Spahiu, - përfaqësuese e Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit, anëtare; 4.    znj. Fatlije Buza - përfaqësuese të ministrisë përgjegjëse për menaxhimin e resurseve ujore, anëtare 5.    z. Zijadin Ismajli, - përfaqësues i Agjencisë Kosovare për Standardizim, anëtar; 6.    z. Ibrahim Tershnjaku - përfaqësues të Inspektoratit Sanitar, anëtar; 7.    z. Naser Balaj- përfaqësues i Agjencisë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore, anëtar; 8.    z. Adem Ahmetaj, - përfaqësues i ministrisë përgjegjëse për zhvillim ekonomik, anëtar; 9.    z. Avdulla Derguti -përfaqësues i shoqatës së kompanive që ofrojnë shërbime publike të ujit, anëtar. Ndarë 206,274.43 euro me qëllim të forcimit të kapaciteteve laboratorike-mikrobiologjike në IKShPK në Prishtinë dhe gjashtë Qendrave Rajonale të shëndetësisë publike në Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan dhe Ferizaj. Ndarë 2.5 milionë euro për zbatimin e masës 2.1- Subvencionimi i Kredive Investive të Pakos për Ringjallje Ekonomike. Aprovuar rritjen e kufirit të shpenzimeve për Buxhetin e vitit 2023, me rastin e pranimit të fondeve nga Banka Botërore. Plotësuar dhe ndryshuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 16/20 i datës 24.03.2015, i plotësuar dhe ndryshuar me Vendimin Nr. 04/21 i datës 01.04.2015, në mënyrë që të adresojë rishikimin e normave tatimore të akcizës për produktet dhe zëvendësuesit e duhanit në Kosovë. Ndarë 9 milionë euro për komunat që janë prekur nga vërshimet e shtatorit 2022 dhe janarit 2023, sipas vlerësimit të raportit të Komisionit për Vërshime. Mjetet financiare të ndara sipas këtij vendimi shërbejnë për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbjen e ekonomive familjare të prekura nga fatkeqësia natyrore. Ndarë mjetet buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve  “Paga dhe Shtesa” për muajin tetor dhe nëntor 2023. Plotësuar dhe ndryshuar përbërjen e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar, si në vijim:1.1 Genc Rraci - kryesues; 1.5 Antigona Prenaj-Bekaj - anëtare. Pjesa tjetër e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar, i aprovuar me Vendimin Nr. 14/47 të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 10.12.2021, mbetet e pa ndryshuar”, thuhet në komunikatë.

 Qeveria po ashtu ka miratuar raportin nëntë mujor të Buxhetit për vitin 2023, i cili përmban një përmbledhje të trendëve kryesore të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore.

“Miratuar Raportin për Gjendjen e Mjedisit në Kosovë për vitin 2022, i cili do të procedohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Raporti përmban të dhëna për gjendjen e mjedisit dhe ndryshimet në mjedis në krahasim me raportin e mëparshëm, shfrytëzimin e resurseve natyrore, ndikimet mjedisore në shëndetin e popullatës, gjendjen e mjediseve të rrezikuara, zbatimin e strategjisë së mjedisit dhe planin e veprimit, masat e ndërmarra për mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e institucioneve mjedisore, si dhe financimin e sistemit për mbrojtjen e mjedisit. Qëllimi kryesor i këtij raporti është informimi i institucioneve vendimmarrëse për gjendjen e mjedisit në Kosovë. Miratuar Koncept-dokumentin për Fushën e Mbrojtjes së Mjedisit. Ky koncept dokument parasheh hartimin dhe miratimin e ligjit të ri për mbrojtjen e Mjedisit, i cili ka për qëllim të rishikojë politikën ekzistuese kombëtare mjedisore, të rrisë nivelin e zbatimit të parimeve themelore të Bashkimit Evropian (BE), për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për mbrojtjen e mjedisit dhe për rrjedhojë përmirësimin e kushteve mjedisore dhe shëndetësore. Ndryshuar dhe plotësuar përbërjen Komisionit për verifikimin e diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut me qëllim të punësimit në institucionet e Republikës së Kosovës si në vijim: Elizabeth Katherine Groëing, Këshilltare e Jashtme e Kryeministrit për Çështjet e Komuniteteve, kryesuese; Arben Shamolli, MAShTI, anëtar; dhe Mimoza Jashari, MAShTI, anëtar. Miratuar Rregulloren për procedurat e rekrutimit dhe pranimit në Shërbimin Civil me të cilën do të përcaktohen procedurat e pranimit sipas Ligjit për Zyrtarët Publikë për të gjitha kategoritë e nëpunësve civil”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024