Këto janë dy skuadrat që bien nga Bundesliga, ndër to edhe ajo e Leart Paqaradës
Lexohet për: 1 min.
8-Keto jane
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Dita e sotme shënoi fundin e sezonit 2023/24 në Bundesliga. Kampioni u mësua disa xhiro më herët, ku Bayer Leverkuseni e fitoi titullin pa as edhe një humbje, ndërsa sot u mësuan skuadrat të cilat zyrtarisht përshëndeten me kampionatin elitar gjerman.

Dy skuadrat që siguruan sot rënien nga Bundesliga në Bundesliga 2 janë Kolni dhe Darmstadt, raporton KosovaPress.

Koln, ku luan ylli i Kosovës, Leart Paqarada e zuri vendin e parafundit, respektivisht vendin e 17, ku pas 34 ndeshjeve regjistroi pesë fitore, 12 barazime e 17 humbje dhe ka 27 pikë të arkëtuara.

Skuadra që zë vendin e fundit në tabelë është Darmstadt. Pas 34 ndeshjeve ka vetëm tri fitore, tetë barazime dhe plot 23 humbje dhe gjendet në kuotën e 17 pikëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025