Këto janë pajisjet shtëpiake efiçiente që do të subvencionohen nga ME
Lexohet për: 4 min.
KURTI
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sistemet diellore për ngrohjen e ujit, rrobalarëset, enëlarëset dhe frigoriferët, janë pajisjet shtëpiake efiçiente të radhës të cilat do të subvencionohen për të gjithë qytetarët nga Ministria e Ekonomisë. Megjithatë, lehtësira, do të ketë për familjet nën asistencë sociale dhe për prindërit vetushqyes.

Kështu u tha në lansimin e “Thirrjes publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se fokusi i Qeverisë është edhe rritja e efiçencës së energjisë.

Kurti tha se një javë më parë është lanësuar thirrja e dytë e Fondit të Kosovës për Efiçencë të Energjisë për subvencionimin e qytetarëve për investimin në efiçencë të energjisë, e që është ende e hapur dhe synon t’i mbështes rreth 2 mijë qytetarë.

“Sot po lansojmë masën e tretë me radhë, subvencionimin e pajisjeve shtëpiake për familje me fokus në përkrahjen e qytetarëve në mbështetje të asistencës sociale dhe të prindërve vetushqyes. Këto masa vinë si vazhdimësi e punës që kemi bërë si qeveri për të rritur investimet në efiçencë të energjisë, krahas punës që kemi bërë për vendosje të objektivave ambicioze në strategjinë tonë të energjisë...kjo skemë që po lanësojmë sot e me ato që do të prezantojmë në javët në vijim, do të mbështesim edhe 20 mijë familje e do të rrisim edhe më tej efiçencën e energjisë në vendin tonë”, tha ai, duke shtuar se vitin e kaluar kanë mbështetur mbi 9 mijë familje për paisje të efiçencës së energjisë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se këtë vit ministria që drejton do të zbatojë programin e efiçencës i cili kap shifrën prej 15 milionë euro, përmes së cilës synohet të përfitojnë së paku 20 mijë qytetarë, derisa sa dha detaje edhe për dy thirrjet e para që lansuan sot.

Kurse, Alessandro Bianciardi nga zyra e BE-së në Kosovë, inkurajoi familjet e Kosovës që t’i adaptojnë masat kursyese, pasi benifitet janë të shumfishta.

Përndryshe, në këtë konferencë u tha se ME do t’i mbështes familjet me pajisje ngrohëse efiçente, pajisjeve elektor shtëpiake me efiçente të lartë dhe instalimin e sistemeve të energjisë së ripërtrishem.

Masa e pesetë do ta vazhdojmë me mbështetjen e ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme dhe përfshinë vlerën prej 5 milionë euro.

Për rrobalarëse, ME do të subvencionojë gjithë qytetarët në vlerë prej 200 euro. Kurse, për prindërit vet ushqyes subvencionimi bëhet në vlerën 300 euro. Ndërsa, për familjet nën asistencë sociale subvencionimi bëhet deri në 400 euro. Kriter për aplikim që duhet të përmbushet për të gjitha pajisjet, është që konsumi mujor i energjisë elektrike të jetë 250 kilovat orë për 10 muajt e fundit.

Për enëlarëse, ME për të gjithë qytetarët do të subvencionojë 150 euro. Për prindërit vetushqyes 250 euro dhe për familjet nën asistencë sociale 300 euro.

Për frigorifer, ME do të subvencionojë është 100 euro për qytetarët, 150 për prindërit vetushqyes dhe 200 euro për familjet nën asistencë sociale.

Për sistemin diellor, ME do të subvencionojë 40 % të vlerës së investimit, por jo më shumë se sa 1000 euro.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025