Këto janë ndeshjet më interesante të ditës së sotme
Lexohet për: 1 min.
1-Serie A
2 vite më parë
Linku u kopjua

Pas ndeshjeve në garat evropiane si ajo e Ligës së Kampionëve, Evropës dhe Ligës së Konferencës, futbolli në ligat më të mira evropiane vazhdon sot me disa ndeshje interesante.

Fillimisht, programin e ndeshjeve të sotme do ta hap ajo mes skuadrës së Spezias dhe kampionit italian Inter, e vlefshme kjo për xhiron e 33 të Serie A, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, kjo nuk do të jetë ndeshja e vetme në ligën italiane, pasi që edhe lideri i tabelës Milani do të vazhdojë sot garën drejt titullit, ku e pret në shtëpi skuadrën e Genoas, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, në kuadër të La Ligas do të zhvillohet një ndeshje tejet interesante, ku skuadra e Real Betisit është mysafire e Real Sociedadit.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në ligat më të mira evropiane e gjeni më poshtë.

Serie A

19:00 Spezia – Inter

21:00 AC Milan – Genoa

La Liga spanjolle

21:00 Real Sociedad – Real Betis

Liga 1 e Francës

21:00 Rennes – Monaco

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025