Këto janë artistet që do të përfaqësojnë Kosovën në Bienalen e artit në Venedik
Lexohet për: 1 min.
MKRS
1 vit më parë
Linku u kopjua

Artisja Doruntina Kastrati, kuratorja Erëmirë Krasniqi dhe komisionerja Hana Halilaj, do të përfaqësojnë Kosovën në Bienalen e Artit në Venedik, vitin e ardhshëm.

Për këtë ka njoftuar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, pasi i ka pritur në takim artistet kosovare.

“Sot i përgëzova dhe urova mbarësi në këtë rrugëtim. Biseduam për konceptin e projektit ‘Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës’, për punët dhe përgatitjet që po bëhen për këtë prezantim të rëndësishëm të Kosovës para artistëve dhe artdashësve nga mbarë bota”, ka shkruar Çeku.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025