Këtë vikend ndryshon ora
Lexohet për: 1 min.
Ora
1 vit më parë
Linku u kopjua

Të dielën më 29 tetor ndryshon ora kur akrepat do të shkojnë 60 minuta mbrapa.

Ndryshimi bëhet në ora 03:00 të mëngjesit, ndërsa në aparatet e pajisjeve të zgjuara ndërrimi bëhet në mënyrë automatike.

Lëvizja e akrepave të orës ndodh dy herë në vit - në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para. 

Ndryshimi i orës bazohet në një sistem që synon të përdorë më mirë dritën e diellit për të kursyer energji.

Në Evropë, ora verore zbatohet të dielën e fundit të marsit, për 7 muaj, dhe ora dimërore fillon të dielën e fundit të tetorit dhe aplikohet për 5 muaj.

Ndërkombëtarët kanë plane për të mos ndryshuar më orën, megjithatë deri më tani nuk ka hapa konkretë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025