Kështu e festoi Rrahmani titullin e kampionit me Napolin
Lexohet për: 1 min.
Napoli
1 vit më parë
Linku u kopjua

Napoli festoi Scudetton e tyre të parë pas 33 vitesh me një festë të madhe në “Stadio Diego Armando Maradona”.

Lojtarët dhe trajneri Luciano Spalletti ishin në gjendje të qetësoheshin pasi fituan titullin e Serie A të enjten me një barazim 1-1 ndaj Udineses dhe nisën festën në shtëpi duke mposhtur Fiorentinën 1-0 me një penallti të Victor Osimhen, përcjellë KosovaPress.

Festa e lojtarëve në stadium ishte vetëm një paralajmërim i ngjarjes kryesore, një shfaqje spektakolare për fansat brenda fushës, duke përfshirë interpretime muzikore dhe filma nga fansat e famshëm të Napolit, si regjisori i vlerësuar me çmime Paolo Sorrentino dhe Edoardo Bennato.

https://kosovapress.com/admin/napoli-e-feston-sot-titullin-e-kampionit-para-tifozeve-te-vet/

Njëri nga lojtarët kyç të Napolit drejt këtij suksesi padyshim se ishte edhe qendërmbrojtësi kosovar Amir Rrahmani i cili ishte titullar i paprekshëm gjatë gjithë sezonit.

Ai u pa i ngazëllyer duke festuar para tifozëve, një arritje kjo historike nga një futbollist kosovar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025