Kështu e han mëngjesin grevistët në Qendrën Studentore
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Greva e punëtorëve teknik dhe atyre fizik në Universitetin e Prishtinës dhe në Qendrën Studentore në Prishtinë, po vazhdon edhe sot.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka postua një fotografi, duke shkruar “Ja sa respektohet ligji i grevave në Qendrën Studentore”.

Përndryshe, kjo sindikatë dje ka raportuar se zyrtarë të administratës së Qendrës Studentore, iu turren grevistëve, ku shefat e konvikteve me drejtorin e strehimit, Isak Beha kërkuan që së paku nga 2 orë të punohet gjatë ditës. Kurse, më vonë gjatë ditës iu është kërkuar grevistëve ta lirojnë sallën dhe të dalin jashtë. Sipas sindikatës, edhe në Fakultetin Filologjik, Prodekani i këtij fakulteti kërkoi nga 150 grevistë që të lirohet salla, ndërsa, administrata e rektoratit po bën presion tek grevistët që ata të fillojnë punën.

“Me tenderin e hapur sot, Rektorati ka ofru një rritje të pagës prej vetëm 40 euro, kurse kërkesa jonë ka qenë 100 euro”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024