Kështu duket supermakina shqiptare, çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro
"ILLYRIAN TSX", është supermakina shqiptare e cila është shfaqet në ekspozitën 'TREDITECH' me seli në Torino të Italisë.
"Kryevepra është dizajnuar nga i njëjti dizajner që ka realizuar Porsche 9RE, aerodinamika efektive, drejtimi dinamik dhe trajtimi i përsosur." tha Qendrim Thaçi, themeluesi i Arrera Automobili.
Në një të ardhme të afërt edhe "ILLYRIAN TSX" - ja shqiptare do t'i bashkohet tregut të automobilëve luksozë.
Shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë.
Ai kohë më parë ka ëndërruar të krijojë super veturën e parë shqiptare dhe tani ia ka dalë të bëjë realitet ëndrrën e tij.
Qendrimi është nga fshati Llapushnik i Komunës së Drenasit, i cili kishte emigruar me familjen e tij në Itali dhe ka jetuar atje për 15 vjet.
Ai kishte qenë gjithmonë adhurues i makinave që nga fëmijëria, por pavarësisht sfidave arriti që të prodhojë një makinë e cila tani pritet t’i bëjë konkurrencë edhe modeleve të njohura sikurse Lamborghini Aventador apo Ferrari 812 Superfast.
“Nderin e kam mësu prej familjes time shqiptare, shqiptarët kanë nder shumë të madh. Ne punojmë shumë me nder. Për këtë arsye u ktheva në Kosovë, pasi që ne mund të bëjmë gjëra shumë të mira”.
Thaçi është i certifikuar në shkollën italiane për dizajne industriale e njohur si eAD, ndonëse më herët kishte qenë master i diplomuar për stomatologji. Ai ka qenë i përfshirë në projekte shumë të mëdha sikurse për brendet Ferrari dhe Lamborghini.
Në vitin 2016 ai e kishte themeluar kompaninë Arrera e cila fillimisht ishte thjesht kompani jofitimprurëse, por që gjatë viteve e kishte bërë fitimprurëse.