Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se ngjarjet në veri të vendit, ku protestuesit serbë sulmuan Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe gazetarët kanë lënë shumë njerëz të habitur.
Në një cicërimë në Tëitter, Zulfaj ka renditur kronologjikisht faktet që siç tha ai, çuan në sulme ndaj ushtarëve të NATO-s, policëve dhe gazetarëve nga bandat kriminale që gjinden në listën e pagave të Serbisë.
Events in the north of ?? left many wondering. Here's a timeline of facts that led to attacks on NATO soldiers, K. Police & journalists by criminal gangs in Serbia's payroll. You be the judge if this is a lack of coordination or a lack of support for ?? constitutional order. 1/6 pic.twitter.com/js00Cm91ep
— Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) June 9, 2023
Faktet e renditura nga Zylfaj janë si në vijim:
05 – Dorëhiqen kryetarët e bashkive
12 dhjetor – Shtyhen zgjedhjet
10 dhjetor – serbët e Kosovës vendosin barrikada me porosi nga beegradi
27 shkurt – Miratohet marrëveshja bazë
17 mars – Me kërkesë të QUINT Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zgjat edhe për më shumë ditë afatin për certifikimin e partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje.
18 mars – Vuçiq thotë se Serbia nuk do të zbatojë të gjitha nenet e Marrëveshjes bazë
21 prill – Lista Serbe bën thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve lokale
23 prill – Në katër komuna mbahen zgjedhjet lokale
24 prill - Serbia shkel marrëveshjen bazë duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
26 maj – Kryetarët shkojnë në punë, protestuesit bllokojnë me forcë hyrjet e komunave
29 maj – Milicia fashiste serbe në listën e pagave të Serbisë sulmon KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe gazetarët
Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur gjashtë policë të Kosovës dhe 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe gazetarët.